Hoti për rrugën Deçan – Plavë: Më afër shqiptarëve në Mal të Zi
Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur rrugën Deçan – Plavë projekt shumë të rëndësishëm dhe i cili afron Kosovën me shqiptarët e Malit të Zi.
Ai ka thënë se ndihet i nderuar që pati rastin ta përuronte atë.
Postimi i plotë në Facebook:
Më afër shqiptarëve në Mal të Zi!
Sot u ndjeva i nderuar që pata rastin të përuroja një projekt shumë të rëndësishëm infrastrukturorë, ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, projekt ky i domosdoshëm dhe strategjik për përafrimin e të gjithë shqiptarëve!
Pata nderin që bashkë me partnerin tonë të koalicionit, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me ministrine Infrastrukturës z. Arban Abrashi dhe me kryetarin e Deçanit z. BashkimRamosaj, ta përurojmë përfundimin me sukses të një pjese të kësaj rruge, projekt ky i nisur nga qeveritë e kaluara!
Kjo rrugë është e një rëndësie strategjike për të gjithë shqiptarët, prandaj bashkë me ministrin Abrashi u zotuam që këtë projekt ta jetësojmë duke e asfaltuar rrugën deri në kufi me Malin e Zi!























