Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejpërdrejtë do të jetë Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i cili do të na njoftojë më hollësisht për papunësinë e mjekëve dhe ligjin e pagave.

Dardan Kryeziu nga platforma "CiviKos", do të flasë për kampanjën online "Vendosemaskën".

Kurse Bekim Muhaxheri, autor, gazetar, do të flasë për librin me poezi “Ëndrrat bëhen pranga”.

Për “Prishtina Fashion Nights”, që do të mbahet nesër, do të na njoftojë Blodin Karaxha, organizator, “B Models”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme