Hoti: Qeveria po punon me përkushtim për rimëkëmbjen ekonomike
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Çagrı Sakar, me të cilin ka biseduar rreth situatës së fundit me COVID-19 dhe ndihmave që Turqia i ka dhuruar vendit tonë për përballimin e luftës kundër kësaj pandemie.
Duke folur rreth aktualitetit politik dhe zhvillimeve në vendin tonë, kryeministri Hoti tha se Qeveria është duke punuar me përkushtim në rimëkëmbjen ekonomike, zbatimin e programit qeverisës dhe prioritetet tjera.
Hoti, po ashtu falënderoi ambasadorin Sakar për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtet-ndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat e interesit reciprok.























