PDK: Qasja e Hotit joserioze, dërgon ftesa nga rrjete sociale e studio
BKT
Lajme

PDK: Qasja e Hotit joserioze, dërgon ftesa nga rrjete sociale e studio

Partia Demokratike e Kosovës nuk e sheh serioze qasjen e kryeministrit Avdullah Hoti, sa i takon organizimit të takimeve me liderët e subjekteve politike.

Sipas PDK-së, Hoti përdorë rrjetet sociale e studiot për ftesa, por nuk kosultohet paraprakisht me ata që i fton.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me ftesën e Kryeministrit Hoti për takimin e nesërm të liderëve

Qasja e Kryeministrit Avdullah Hoti, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze.

Kjo është vazhdimësi e ish Qeverisë Kurti.

Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm.

Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është Dialogu. Urojmë që ky Kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz.

Ndryshe, aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë edhe Kosova. BE ka ndihmuar Kosovën në agjendën evropiane dhe duhet të marrë përgjegjësi edhe në procesin e Dialogut.


MË SHUME NGA Lajme