Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire do të jetë, Vatra Abrashi, bashkëthemeluese, e cila do të flasë për përgatitje për Autostrada Biennale 3.
Në një lidhje të drejpërdrejtë do të jetë Sokol Xhafa, UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU”Prishtina”, i cili do të na njoftojë më hollësisht për furnizimin me ujë të pijes, kursimi i ujit, pagesat dhe projektet.
Kurse Nita Qahili, koordinatore, do të flasë për programin e Galerisë.
Po në një lidhje të drejpërdrejtë por nga Londra do të jetë Mon Salihu, artist, do të na njoftojë për figura artistike përmes kombinimit me ngjitës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























