Ministri Likaj takohet me donatorët dhe partnerët zhvillimorë në arsim
BKT
Lajme

Ministri Likaj takohet me donatorët dhe partnerët zhvillimorë në arsim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj është takuar sot me donatorët dhe partnerët zhvillimor në arsim, me të cilët ka biseduar për gjendjen në arsim dhe përkrahjen e tyre në të gjitha nivelet e arsimit në vend.

Gjatë takimit u vu theksi në ndihmën që kanë dhënë partnerët në situatën pandemike sa i përket mësimit në distancë, por edhe për orientimin e mbështetjes në përgatitjet për situata të reja të mundshme për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik. 

Ministri Likaj theksoi se në këtë situatë ka nevojë për këshilla dhe rekomandime nga partnerët në arsim dhe shprehu gatishmërinë e tij që të koordinojë aktivitetet e përbashkëta të MASh dhe partnerëve të arsimit.

Përfaqësuesit e organizatave partnere në arsim shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë ta mbështesin arsimin përmes projekteve që janë duke u realizuar, por edhe për iniciativa të reja rreth menaxhimit të situatës me COVID-19. 


MË SHUME NGA Lajme