​Prokuroria Speciale shënjestron edhe një rast të ri
BKT
Lajme

​Prokuroria Speciale shënjestron edhe një rast të ri

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani, me theks të veçantë për periudhën kohore gjatë pandemisë.

Po ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, sot, kanë shënjestruar edhe një rast të ri, pa dhënë detaje shtesë.

Gjithashtu, kryeprokurori Isufaj, ka bërë të ditur se pavarësisht pandemisë COVID-19, Prokuroria Speciale gjatë kësaj kohe ka ngritur katër aktakuza, ku janë të përfshirë 63 persona për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Lajme