Lavorv: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të miratohet në KS të OKB
Për dialogun në konferencë për media së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ka folur edhe edhe kryediplomati rus Sergeri Lavrov. Lavorv ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të bëjë përpjekje që të realizohen marrëveshjet të cilat janë arritur deri tani në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke specifikuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, si një marrëveshje të pa implementuar nga Kosova.
Ai tutje ka thënë se Moska do të mbështet çfarëdo iniciative që ndihmon Serbinë dhe Kosovën të arrijnë një marrëveshje.
“Ne do të mbështesim të gjitha iniciativat që do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinë të arrijnë një marrëveshje”, ka thënë Lavrov.
Përveç tjerash Lavrov ka thënë se Rusia do të duhet të aprovojë çfarëdo zgjidhje që mund të arrihet në mes të Kosovës dhe Serbisë në fund të qershorit në Washington.
Lavrov ka theksuar se BE-ja ka mandatin për të ndërmjetësuar problemin mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se çfarëdo marrëveshje duhet të aprovohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, institucion ku Rusia ka të drejtën e vetos.
“Në çdo mënyrë të mundshme në do të mbështesim ide qasje të cilat nuk e cenojnë interesin e Serbisë”, ka shtuar Lavrov.























