Ndahet nga jeta shkrimtari i madh spanjoll
BKT
Kulturë

Ndahet nga jeta shkrimtari i madh spanjoll

Shkrimtari i njohur spanjoll Carlos Ruiz Zafon, i njohur në mbarë botën për romanin e tij “Hija e erës” ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Është mësuar se ai është ndarë nga jeta në Los Angeles pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e trishtë e ka dhënë botuesi i tij spanjoll, Planeta. “Sot është një ditë e trishtë për të gjithë shtëpinë botuese: në 20 vite që kemi punuar së bashku, u krijua një miqësi që tejkalon marrëdhëniet profesionale”, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese.

“Hija e erës” ishte romani i parë spanjoll bestseller i brezit të tij, që pati një sukses ndërkombëtar. Në këto 20 vite, që nga momenti i parë i publikimit romani i tij është shitur në 8 milionë kopje në mbarë botën. Carlos Ruiz Zafon u bë shumë i njohur edhe me librat e tjerë të tij si “Loja e engjëjve”, “I burgosuri i parajsës”, “Labirinti i shpirtrave”.


MË SHUME NGA Kulturë