Mavraj: Spektri politik të jetë syçelë në finalen e madhe
BKT
Lajme

Mavraj: Spektri politik të jetë syçelë në finalen e madhe

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington për dialogun, i cili nën udhëheqjen amerikane dhe të Bashkimit Evropian pritet të marrë epilog.

Në "Studion e Hapur" në RTK3, profesori universitar, njëherësh publicisti Muhamet Mavraj, foli për zhvillimet politike duke kërkuar nga liderët e Kosovës që të jenë syçelë dhe të kenë kujdes në terminologjinë që të mos ketë probleme Kosova në të ardhmen.

Mavraj iu referua njohjes de jure të cilën duhet ta bëjë Serbia por kërkimfalja ndaj krimeve të jetë kyçe, me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe Ukshin Hotit.

"Po ashtu Mavraj në "Studion e Hapur" tha se presidenti i vendit, Hashim, Thaçi është negociatori më i mirë dhe më i vendosur që e ka pasur Kosova prej Rambujesë e tutje.

Duke folur për krimet serbe publicisti, Mavraj potencoi faktin edhe të krimeve të pasluftës.  "Krimet të cilat dikush është ngutur t'i atribuojë si krime shqiptare e të cilat nuk janë të dokumentuara/ të faktuara. P.sh. rasti "PANDA" në Pejë ku serbët vranë disa serbë të rinj e që u munduan t'ia mvëshin si krime shqiptare por në fakt edhe vet Vuqiçi ka pranuar se janë kryer nga serbët. Kosova duhet të jetë këmbëngulëse në këtë pikë që dënimi i kriminelëve serbë të jetë në nivelin e krimeve që i kanë kryer para, gjatë luftës, por edhe pas luftës”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme