"Kosova pjesë e strategjisë amerikane për t`i bërë ballë influencës ruse"
Analisti Ilir Ibrahimi, tha se Serbia siç është ditur, e ka mikun e fortë prapa dhe kjo u pa edhe nga vizita e Lavrov në Beograd, ku presidenti serb pothuajse u nënshtrua plotësisht ndaj kërkesave ruse.
'Kosova në anën tjetër, ka fatin e madh të jetë pjesë e strategjisë amerikane për ti bërë ballë influencës ruse në këtë pjesë të botës, dhe kjo duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga lidershipi kosovar.
Vizita pas pak ditësh në Washington, është një mundësi e mirë e Kosovës për të dëshmuar dhe forcuar faktin se jemi në linjën perendimore të interesave globale, dhe se ofrojmë një partner të besueshëm në quarjen përpara të strategjisë amerikane për kufizim të ndikimit rus në këtë rajon.
Në këto zhvillime të interesave globale, ajo që na duhet më së paku, është protagonizmi deri në meskinitet për interesa të ngushta lokale, vetëm për pak më shumë pushtet" tha ai.























