Edhe​ 69 raste të reja me COVID-19
BKT
Lajme

Edhe​ 69 raste të reja me COVID-19

IKSHP ka bërë të ditur se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku prej tyre me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 69 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Sot janë shëruar 75 pacientë duke çuar totalin në 1.246 raste, kurse rastet aktive janë 1144.

Nga data 8 shkurt deri më 25 qershor, janë testuar 22.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, prej tyre pozitivë rezultojnë 2.432 raste, me gjithsej 42 raste të vdekjes me sëmundje të tjera shoqëruese.


MË SHUME NGA Lajme