Krasniqi përcjellë nga afër zbatimin e masave antiCOVID-19 në gastronomi
BKT
Lajme

Krasniqi përcjellë nga afër zbatimin e masave antiCOVID-19 në gastronomi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi ka përcjellë sot nga afër Inspektoratin e Ministrisë në inspektime në lokale për të parë nga afër zbatimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Ai tha se është ndarë i kënaqur nga respektimi i rregullave dhe masat mbrojtëse në kafene dhe restorante, duke vlerësuar se nëse vazhdohet respektimi i masave në këtë formë nuk do të ketë masa të tjera.

“Ne vizituam disa lokale në të cilat pamë që të gjitha masat preventive janë duke i respektuar dhe ajo çka na bëri të ndihemi mirë që qytetarët janë vetëdijesuar shumë që të dalin e ta pinë një kafe, por gjithmonë duke i respektuar masat mbrojtëse. Nëse vazhdohet në këtë formë nuk besoj se do të vijë deri te mbyllja e ndonjë lokali. Ne inspektime të tilla me ekipin e inspektorëve jemi duke bërë vazhdimisht në terren, por sot shpreha gatishmërinë edhe vetë nga afër të shoh se sa janë duke u zbatuar ato masa, me të cilat u ndava i kënaqur”, tha ministri Krasniqi.

Ai bëri të ditur se në terren është një ekip i veçantë i inspektorëve që bëjnë monitorimin e lokale, për ta parë zbatimin e Urdhëresës që është lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Këto janë inspektime të përditshme që bëhen gjatë ditës, por edhe në mbrëmje. Ne ju kemi mundësuar bizneseve që ekonomia e vendit ka pësuar një rënie të madhe, por iu kemi mundësuar ta kryejnë veprimtarinë duke respektuar masat mbrojtëse. Ne i lusim edhe lokalet tjera që t’iu përmbahen udhëzimeve që kanë dalë nga institucionet e Kosovës”, tha ministri Krasniqi. 


MË SHUME NGA Lajme