Këshilltari i Thaçit i reagon Peter Beyer: UÇK është historia e Kosovës
BKT
Lajme

Këshilltari i Thaçit i reagon Peter Beyer: UÇK është historia e Kosovës

Këshilltari politik i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, i ka reaguar raportuesit gjerman Peter Beyer, i cili në një reagim të tij pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale, ku është përfshirë presidenti Thaçi.

Behrami përmes Twitterit tha që “Beyer shihet që ka ndikim mbi vendimet e Gjykatës Speciale, kur deklaron që liderët e UÇK-së do të akuzohen – duke marrë edhe rolin e gjykatësit”.

Tutje në reagimin e tij, Behrami tha se UÇK asnjëherë nuk ka qenë organizatë fantazmë, po që është themeluar nga gratë dhe burrat më të mirë të Kosovës që luftuan për liri.

“UÇK-ja është historia e Kosovës. Tentativat revizioniste do të dështojnë”, ka përfunduar Behrami. 


MË SHUME NGA Lajme