Almeria shkarkon Gutin, ja arsyeja
Të gjithë e mbani mend Jose Maria Gutierrezin i njohur si Guti, ish-mesfushori i famshëm i Realit të Madridit.
Pas eksperiencave me ekipin e të rinjëve të Realit të Madridit dhe asaj si asistent te Besiktasi, Guti në nëntor të vitit të kaluar u emërua trajner i parë i Almerias skuadër ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ivan Balliu, por mbrëmja e të mërkurës ka rezultuar fatale për ish-mesfushorin e Realit të Madridit i cili është shkarkuar nga detyra pas humbjes ndaj Alcorcon me shifrat minimale 0-1.
Rezultatet e dobëta kanë qenë shkaku i lamtumirës së parakohëshme të Gutit nga Almeria pasi objektivi i skuadrës është rikthimi në La Liga por dy humbjet e pësuara në 3 ndeshjet e fundit për më tepër në shtëpi kanë bërë që diferenca e Almerias me Zaragozan e vendit të dytë pozicion që të ngjit direkt në La Liga të shkojë në -5 pikë, dhe për këtë fakt drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë Gutin.























