2 korrik 1990 - Polici serb, gazetarit Nuhi Bytyçi: Ndërpreje intervistën!
BKT
Lajme

2 korrik 1990 - Polici serb, gazetarit Nuhi Bytyçi: Ndërpreje intervistën!

Është 2 korriku i vitit 1990 dhe Kosova kishte miratuar Deklaratën Kushtetuese. Nuhi Bytyçi, një gazetar i I Radio Televizionit të Prishtinës kishte dalur me kolegët e tij për të marrë prononcime për atë që po ndodhte. Papritmas atij dikush i del përpara mikrofonit pa e ftuar. Dhe nuk është dikush që do të japë ndonjë mendim, por dikush që do të ndalojë atë për të bërë storie. Është komandanti i Policisë.

Bytyçi, i ftuar te “Opinion” në “TV Klan”, ka kujtuar këtë ngjarje e cila është dhënë edhe përmes videos së kohës.

“"Ndërpreje intervistën!". Është 2 korriku i vitit 1990. Menjëherë pasi është shpallur Deklarata Kushtetuese unë e kam marrë kameramanin dhe kam dalë dhe të marrë opinionet. Ky ka qenë komandanti i Policisë i ardhur nga Serbia. Nuk desha ta ndërprej. Pas tri dite i njëjti komandant kanë ardhur i njëjti komandant me policë dhe e kanë ndërprerë programin shqip. Unë kam qenë në zyrë, duke e përgatitur një kronikë për lajmet qendërore”, ka kujtuar Bytyçi.  


MË SHUME NGA Lajme