Oscar fton aktorët me ngjyrë
Sharr Travel

Oscar fton aktorët me ngjyrë

Organizata që ndan çmimet Oscar së fundmi ka ftuar 819 pjesëtarë të rinj që të bëhen pjesë e akademisë në mënyrë që të arrijnë qëllimin e vendosur 4 vite më parë për diversifikuar stafin.

Në mesin e tyre janë edhe disa nga artistët e dramës koreaono–jugore “Parasite”. Grupi përfshin aktorët Jang Hye-Jin, Jo Yeo-Jeong, Lee Jung-Eun dhe Park So-Dam si dhe editorin e filmit, kostumografët dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. Regjisori i filmit Bong Joon-ho dhe aktori protagonist Song Kang-ho ishin ftuar që në vitin 2015.

Ndër aktorët e tjerë që kanë ardhur nga 68 vende kanë qenë aktorët Awkwfina, Ana de Armas, Cynthia Erivo, Niecy Nash, Florence Pugh dhe John David Washington, regjisori dhe shkrimtari Lulu Wang.

Akademia Oscar përpjekjen e parë për të rritur diversitetin në radhët e saj e bëri në vitin 2015 pasi u përball me kritika kur lëvizja #OscarsSoWhite nxori në pah se aktorët me ngjyrë vlerësoheshin dhe merrnin  më pak çmime.

Ne 2015 25% e pjesëtarëve ishin femra ndërsa 10% ishin persona pak të përfaqësuar. Me listën e re 33% e rreth 9000 pjesëtarëve janë femra dhe 19% vijnë nga raca të tjera jo të privilegjuara ose komunitete etnike.

Por sipas aktorëve këto shifra bien ndesh me  planin e vendosur që të dyfishohej numrin e femrave dhe njerëzve më pak të përfaqësuar në 2020.

Nga ana tjetër shefi Ekzekutiv i Akademisë, Dawn Hudson është shprehur se ndryshimet që janë bërë tejkalojnë qëllimet e vendosura në 2016-n, që parashikonte shtimin aktorëve me ngjyrë dhe raca të tjera.