Tonali tek Interi?
BKT
Sport

Tonali tek Interi?

Sandro Tonali është një objektiv i deklaruar i Interit.

E ka kërkuar vetë Antonio Conte dhe e dëshiron me forcë edhe “Suning”, pronarët kinezë të klubit zikaltër.

E atëherë, ndoshta vetëm për një parullë shprese, në posterin e prezantimit të ndeshjes së djeshme kundër Brescias, emetuesi kinez i “Suning”, “PPTV”, ka prezantuar që tani mesfushorin me fanellën zikaltër: Tonali është në fakt asi që del nga pakoja e letrave që mbahet në dorën e djathtë nga trajneri i Interit i veshur me ngjyrat zikaltër.

Si shënim në poster shkruhet “Nel Mirino” (shqip “Në shënjestër”), për të nënkuptuar se nuk është sekret që italiani ndodhet në listat e merkatos së Marotës dhe Auzilios.

Për talentin presidenti i Brescias, Massimo Celino, ka deklaruar një kuotim rreth 50 milionë euro.