De Rossi favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane
Sharr Travel

De Rossi favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Ish-kapiteni i Romës Daniele De Rosi mund të marrë frenat e Fiorentinës.

Gazetari i njohur i futbollit italian Xhanluka Di Marcio raporton se drejtuesit e klubit “vjollcë” duan që ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 të zëvendësojë Xhuzepe Iakinin pas përfundimit të këtij sezoni.

Ish-trajneri i Romës dhe Interit Luçiano Spaleti është kandidati tjetër për të drejtuar skuadrën e Fiorentinës, por duke qenë se ai është ende nën kontratë me klubin zikaltër deri në vitin e ardhshëm, i zbehen shpresat për të firmosur si trajner i Fiorentinës.

De Rosi është njëri nga ikonat e Romës. Ai luajti sezonin e fundit me Boka Zhuniorsin.