Juventus, kandidat serioz për transferimin e Dzekos
Sharr Travel

Juventus, kandidat serioz për transferimin e Dzekos

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, raportohet se ka dalë si një objektiv serioz i Juventusit për këtë verë.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, dëshiron një tjetër numër 9 në skuadrën e tij, me Gonzalo Higuain që më gjasë do të largohet në fund të sezonit.

Tani ‘Tuttosport’ raporton se Juve mund të përmbushë dëshirën e Sarrit për të sjellë Dzekon, një lojtar që trajneri e ka admiruar.

Roma aktualisht po kalon nëpër vështirësi të mëdha financiare, të cilat mund të lehtësohen nga shitja e yllit të tyre, përcjell lajmi.net.

Gazeta thotë se të dy klubet tashmë janë në negociata të thella, duke pasur parasysh që ‘Zonja e Vjetër’ gjithashtu janë të interesuar për të riun Riccardo Calafiori.

Dzeko, që ka mbushur 34 vjet në mars, ka shënuar 17 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 35 ndeshje këtë sezon.