Zejnaj: SC Drita Kosova - rikthehet në fushë më e fuqishme se kurrë
Sharr Travel

Zejnaj: SC Drita Kosova - rikthehet në fushë më e fuqishme se kurrë

Rikthimi në stërvitje për klubin e futbollit shqiptar në Gjermani, SC DRITA KOSOVA - Kornwestheim, është bërë në formacion edhe më të mirë dhe kushte poashtu më të favorshme për ligën ‘Bezirksliga’.

Për 27 vjet SC Drita-Kosova nuk ka ndalur aktivitetet e saja sportive në asnjë rrethanë, duke e bërë të mundshme që edhe në situatën e krijuar nga Covid-19, klubi të nisë stërvitjet për sezonën 2020/2021, me përkrahjen e madhe të sponsorëve të saj. Mentor Zejnaj, nënkryetar i klubit, tha se stërvitjet nisën këtë javë, dhe përgatitjet e para po tregojnë që formacioni ka gjasa për suksese të mëdha në sezonën e re. Zejnaj tha se në përcjellje të situatës Drita-Kosova do të jetë e gatshme për pjesmarrje edhe në garat e klubeve shqiptare të Diasporës, përfshirë edhe mundësitë për të luajtuar ndeshje miqësore me klube të njohura në Gjermani, Kosovë, etj, të cilat edhe ishin paraparë në agjendën e klubit për sezonën e re. Ndërkohë, SC Drita-Kosova vazhdon të transmetoj edhe më tutje programet e saj radiofonike në gjuhën shqipe në Radio Drita Kosova në Stuttgard, duke u qëndruar miqësisht pranë shumë bashkëatdhetarëve tanë në Gjermani dhe më gjerë.