“Mulan”, gjithçka që dimë për ribërjen e filmit të shumëpritur nga Disney
Sharr Travel

“Mulan”, gjithçka që dimë për ribërjen e filmit të shumëpritur nga Disney

Në vitet e fundit, Disney i ka realizuar disa ribërje filmike, duke përfshirë “Beauty and the Beast” (2017), si dhe “Aladdin” e “The Lion King” në vitin e kaluar.

Realizimi i radhës në listë është tregimi i pëlqyer për “Mulan” që ka debutuar si film i animuar në vitin 1998.. Më poshtë jua sjellim detajet që dihen lidhur me filmin e ri.

Data e lansimit

Ngjashëm sikur filmat tjerë, si “No Time to Die” e “A Quiet Place Part II”, edhe Disney e ka shtyrë datë e lansimit të “Mulan”, si pasojë e krizës së coronavirusit. Fillimisht, premiera ishte caktuar për datën 27 mars, pastaj u shty për 24 korrik 2020. Mirëpo, tash, Deadline raporton se filmi do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 21 gushti.

Kush do ta luajë rolin e Mulan

Pas kërkimeve të gjata u vendso që aktorja kineze, Liu Yifei (e cila njihet edhe me emrin Crystal Liu) do ta luajë rolin e heroinës. Ajo është e njohur për punën e saj në Kinë, ndërsa ka punuar edhe në filmat, si “The Forbidden Kingdom” (2008) dhe “Outcast” (2014).

Kush do të jetë dashuria e saj

Fatkeqësisht, ky version nuk do ta përfshijë Li Shangun që është dashura e Mulan në filmin origjinal. Në film do të përfshihet karakteri i quajtur Chen Honghui, i cili është pjesë e njësisë së komandantit Tung që afrohet me Mulan. Sipas The Hollywood Reporter, këtë rol luan aktori që jeton në Zelandën e Re, Yoson An.

Kush tjetër do të luajë në film

Aktori kinez, Donnie Yen, i njohur nga filmi i mëhershëm i Disneyt, “Rogue One: A Star Wars Story” (2016), do ta luajë rolin e komandant Tung, i cili është mentori i Mulan.

Ndërkaq, ikona kineze e arteve marciale, Jet Li, do të jetë në rolin e perandorit.

Në film luajnë edhe Utkarsh Ambudkar, Ron Yuan, Chum Ehelepola, Rosalind Chao, Cheng Pei-Pei, Nelson Lee e Xana Tang.

Roli negativ

Gong Li, një aktore kineze e njohur për punën e saj në “The Story of Qiu Ju” (1992), do ta portretizojë karakterin negativ, një shtrigë. Nga filmat në gjuhën e angleze, ajo është e njohur për “Memoirs of a Geisha” (2005) dhe “Hannibal Rising (2007)”. Një rol tjetër të rëndësishëm negativ do ta luajë edhe Jason Scott Lee.

Regjisorja e filmit

Niki Caro e ka bërë regjinë e filmit, e njohur së fundmi për realizimin e “The Zookeeper’s Wife”, me Jessica Chastain në rolin kryesor.

A do të jetë mjuzikël

Megjithëse filmi origjinal i animuar ka një përmbajtje të madhe muzikore, filmi i ri aksion nuk do të jetë mjuzikël. Në prapavijë do të dëgjohet muzikë, mirëpo nuk do të përfshihen shumë nga këngët e popullarizuara nga filmi i animuar./Telegrafi