Shqiptaro amerikanët kundër Malagurskit, Gjinovci shpërndan thirrjet e tij
BKT
Lajme

Shqiptaro amerikanët kundër Malagurskit, Gjinovci shpërndan thirrjet e tij

Në New York ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve në SHBA dhe regjisorit serb Boris Malagurski të filmit dokumentar “The Weight of Chains 3” që paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë.

Boris Malagurski njihet për qasjen e tij antishqiptare.

Ky film nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm para kinemasë SVA, në qendër të Nju Jorkut.

Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosovës– që e dënuan një dokumentar të tillë, ku Kosova , paraqitet me një imazh shumë të keq.

Ndërsa, reagimi Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq, shefit te diplomacisë Ivica Daqiq, dhe reagimi i Marko Gjuriqit – Drejtorit i Zyrës për Kosovën – për këtë film dokumentar, është pikërisht ai që ata e mbështetin filmin dhe realizimin e tij, deri edhe financiarisht, pra me para për propogandë serbe.

Kurse, dje në mbrëmje, dhjetëra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rethuan dy anët e rrugës përball kinemasë SVA- e cila ndodhet në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që në kinemanë SVA po shfaqej premiera e filmit “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, i regjisorit serb .

Situata në këtë proteste disa orëshe, nisi të tensionohet, kur një pjestar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rëndë shqiptarët.

Ai se bashku me dy të tjer, njëri i racës rome i shoqëruar, nga një grup policësh, shpalosi një flamur te nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit, ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin në gjuhën serbe, me germa të mëdha “Nema Predalje (Kosovo)” – “Nuk e japim(Kosovën)”.

Ky ishte dhe momenti që çojë deri në atë që bëri të tensionohet situata në rrugën përball hyrjes së kinemasë .

Policia e NYPD, e cila erdhi duke e shtuar numrin me forcat e saja, ndërhyri duke thirrur në ndihmë forca të shumta të cilat u vendosën mes dy palëve me barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjesëtarëve te komunitetit serb, për nga hyrja drejt kinemasë.

Mbas provokimit me flamurin serb, dhe ngritjen e tre-gishtave nga pjesëtarët e komunitetit serb, grupi shqiptarëve protestues, që ishin vënë në krye të protestës, Marko Kepi, Gjek Gjonlekaj, Gani Shehu, Mark Gjonaj, Xheladin Zeneli, Ahmet Velaj, Naser Nika, Sabri Gjoni, Agim Gino Selmanaj, dhe Belul Qoku, dhe disa shqiptar të rinj, nisën të thërrisnin me forcë, dhe shkëmbenin me serbët , herë pas here sharje dhe ofendime.

Madje, anëtari i këshillit të Bashkisë, së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, disa her bëri thirrje me megaphone, duke ju kundërvënë serbëve me argumentet e viktimave të luftës, dhe kërkojë ndaljen e shfaqjes se filmit.

Shqiptarët, në kor iu kundërpërgjigjen serbeve, vazhdimisht me thirrjet e forta ; “UÇK-UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri,” “Adem Jashari”- “Serbia, është vrastare,” – “Ju jeni Vrasës-Vrasës,” “ Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues -Përdhunues!, Ju jeni Terroristë – Terroristë!, Shame on You – Turp për Ju!”- “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!- Amerika, është me ne!” – Faleminderit Policisë së Nju Jorkut! – “Thank You NYPD”.

Në një moment tensioni njëri prej protestuesve (Naser Nika nga Ulqini) arriti të çajë kordonin e policisë, dhe u përplas fizikisht me një pjesëtar të komunitetit serb, në ndërkohë , që ndërhyn menjëherë forcat e policisë, dhe e shtrinë atë për tokë, atë dhe, i vendosën prangat, duke e arrestuar dhe mbajtur disa orë në arrest, deri sa përfundojë protesta, dhe me pas u tha se e liruan.

Marko Kepi, Presidenti i organizatës Rrënjet Shqiptare, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale thirri këtë protestë, komunikojë vazhdimisht me policinë, dhe dha dekelerata për median njujorkeze, ndërsa sqarojë qytetarët dhe zyrtarët e policisë, duke ua treguar edhe arsyen se përse po protestonin shqiptarët.

Protestuesit, shqiptar, sa herë që pjesëtarët e komunitetit serb, hynin në kinema, hidhnin patrulla me thirrjet “Shame on You” – “Turp për Ju!” dhe këndonin këngë për Kosovën “Oj Kosovë nëna Ime”

Ndërkohë, që disa herë gjatë tensionimit protestuesit shqiptar kanë tentuar të thyejnë barrikadat dhe hyjnë në kinemanë SVA ku po shfaqej filmi dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, e regjisorit serb Boris Maguarski, por janë shtyrë me forcë nga policia.

Gjeke Gjonlekaj, i cili qëndronte në krye të protestës, tha se shfaqja e një filmi të till, nuk është aspak serioze : “E gjithë bota e di krimin dhe gjenocidin e tmerrshëm serb ndaj shqiptuarve të Kosovës , kryer nga militarët dhe paramilitarët serb gjatë luftës”

Filma të till Gjonleka i quajti propagandë artistike, tê serbëve që përdorin për t’ju kundërvënë luftës për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

“Kjo është komplet propagandë e njëjtë me atë të kohës së luftës në Kosovë, kur Millosheviqi, vrau mijëra shqiptar, ndërsa afro një milion i largojë me forcë nga shtëpit e tyre, duke ua shkatërruar, djegur dhe ua plaçkitur, ndërsa mijëra gra ata i përdhunuan në Kosovë” , tha ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj.

Protestuesit, në fund zgjodhën spontanisht që ta mbyllin protestën me thirrjet e tyre në kor “Thank You NYPD”, dhe kanë faleminderuar me këtë rast edhe policët Nju Jorkeze, që e mbajti nën kontroll situatën.

“Filmi, dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, është një shfaqje në të cilën regjisori dhe gazetari i famshëm serb Boris Malagurski, me banim ne Kanada, flet me një formë të propagandës, të papranueshme për tema që ngjallin më së shumti publicitetin në Serbi, rajon dhe botë, por nuk paraqet realitetin e luftës në Kosovë me 1999”, thanë, shqiptarët.

Shqiptarët, argumentuan se në detin e informacionit, për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë, gjatë luftës, duhet të zgjedhësh atë të duhuren, mbasi “Në këtë luftë,’ u thanë ata gazetarëve dhe qytetarëve amerikan, “u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 a me shume persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së, e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës ne Kosove, janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre, nuk është zbardhur deri tani, por i madh ka mbetur edhe numri i rasteve të pasqaruara, për, 15 mijë femra u përdhunuara, te cilat po kërkojnë drejtësi,” thanë shqiptarët protestues.

Protesta, e cila zgjati më shumë se dy orë deri edhe me një përplasje fizike, dhe tensione u mbyll paqësore, kur u larguan shqiptarët nga sheshi përpara kinemas SVA në Manhattan – qytetin e Nju Jorkut.

Derisa shqiptarët e New Yorkut përleshen me regjisorin antishqiptar Boris Malagurski, aktivisti dhe opinionisti Rron Xhinovci shpërndan thirrjet e Malagurskit përmes facebook.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme