Haradinaj-Stublla: Rrugëtimi Euro-Atlantik i Kroacisë udhërrëfyes për ne
BKT
Lajme

Haradinaj-Stublla: Rrugëtimi Euro-Atlantik i Kroacisë udhërrëfyes për ne

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasprës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se rrugëtimi Euro-Atlantik i Kroacisë, ka qenë dhe është udhërrëfyes për Kosovën dhe se me Kroacinë mike në krah, ky shteg është më i sigurtë.

Ajo ka njoftuar për një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Njoftimi i plotë:

Kroacia ka qenë gjithmonë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën. Me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe e ardhmja. Kur Kroacia ka qëndruar e fortë, edhe ne kemi qenë më të fortë.

Kisha kënaqësinë të zhvilloj një telefonatë me homologun e Kroacisë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, z.Gordan Grlić Radman, dhe ta uroj për fitoren e zgjedhjeve të partisë së cilës i takon (HDZ).

Rrugëtimi Euro-Atlantik i Kroacisë, ka qenë dhe është udhërrëfyes për Kosovën. Me Kroacinë mike në krah, ky shteg është më i sigurtë.


MË SHUME NGA Lajme