2 mijë e 562 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Sharr Travel

2 mijë e 562 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë ka njoftuar se janë regjistruar edhe 216 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, nga 493 mostra të marra.

IKSHPK numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 4 mijë e 391.

Nga paraqitja e rasteve janë testuar gjithsejt 28 mijë e 216 persona.

Instituti Kombëtar thekson se numri i të shëruarve është 2 mijë e 267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 562.

Ndërkaq nga data 13 mars kur edhe janë paraqitur rastet e para janë shënuar 102 viktima.