Veliu do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Kjo është vizita e parë e ministrit Veliu në AKSP, gjatë së cilës zyrtarët e AKSP do ta shoqërojnë edhe në kampusin e AKSP-së për të parë punën nga afër të këtij kampusi.
Përveç takimit, mediat do të mund të përcjellin edhe:
• vizitën kadetëve në sallën e ushtrimeve praktike me instruktor;
• vizitën kadetëve FATS (Qendra e Simulimeve me Armë Zjarri); si dhe
• vizitën në klasë – trajnimet online të instruktorëve të PK-së.
Vizita bëhet sot, me 16.07.2020 (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, në objektin e AKSP-së në Vushtrri.
Ftojmë mediat të pjesë në këtë aktivitet duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.























