Pas raportimit të RTK, Bosnja ia bllokon hyrjen spiunit rus
Sharr Travel

Pas raportimit të RTK, Bosnja ia bllokon hyrjen spiunit rus

“Dnevni Avaz” e Bosnjës dhe Hercegovinës ka raportuar dje se ky shtet ia ka bllokuar hyrjen diplomatit rus Vladislav Filippovit, i cili për vite me radhë kishte punuar si spiun në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Sipas burimeve, Rusia ka hequr dorë nga emërimi i Filippovit si atashe ushtarak në Sarajevë, pas rezistencës të boshnjakëve që ky të shërbente në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Mediat boshnjake citojnë burime të mediave kosovare dhe të rrjetit Bellingcat, se Filippov ka pasur skandale të shënuara gjatë kohës sa ishte në Maqedoninë Veriore.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

RTK, më 20 nëntor 2019 kishte raportuar se, Filippov është spiun rus dhe është përfshirë në shumë skandale destabilizuese në rajon, duke përfshirë edhe përpjekjet e tij, që në bashkëpunim me pjesëtarin serb të inteligjencës Gorab Zivalevicin, që ta vrisnin Zijadin Selën dhe Zoran Zaevin. 

Federata Ruse viteve të fundit është përballur me dëbim të spiunëve rusë, të cilët janë të akredituar si staf diplomatik në rajon e më gjerë.

Javën e kaluar në Beograd dhe disa qytete të tjera u shënuar protesta të dhunshme, për të cilat vet Aleksandar Vuçiqi drejtoi gishtin ka ndikimi rus. Edhe mediat e lidhura me pushtetin në Serbi, transmetuan të dhëna për “dorën ruse” në protesta.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm