Dumoshi: Do të mbështesim disa projekte në Fushë Kosovë
Sharr Travel

Dumoshi: Do të mbështesim disa projekte në Fushë Kosovë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Fushë Kosovës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Burim Berisha.

Pas takimit të dy, Dumoshi e Berisha, tha se kanë diskutuar për projektet në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në këtë komunë.

Ministrja Dumoshi, tha se do të mbështesin disa projekte të kësaj komune të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për sportistët e kësaj ane.

"E kemi palestrën sportive të cilën kryetari shpejt do të fillojë me punime, gjithashtu në pjesën e kulturës e kemi edhe muzeun e natyrës ku është duke u ndërtuar në këtë territor. Njëkohësisht me kryetarin folëm pasi një pjesë të pronës së komunës së Fushë Kosovës, projekti i tij është ideor për një kompleks sportiv, ku do t'i bashkëngjiten edhe fushat sintetike, po gjithashtu edhe fusha të tenisit. Unë sot e kam siguruar kryetarin e Komunës që ne do të bashkëpunojmë shumë edhe për zhvillimin e këtij kompleksi i cili është shumë i nevojshëm", tha ajo.

Ajo tha se me këtë do të përfitojnë sportistët edhe të Komunës së Prishtinës dhe të Fushë Kosovës.

E kemi kalanë e Harilaqit e cila është në këtë territor, një kala vërtetë shumë unike. Ministria për çdo vit investon në restaurimin, në gjetje dhe këtë vit i kemi paraparë buxhet 20 mijë dhe do të vazhdojmë që të investojmë në këto fusha të cilat janë jetike në përgjithësi për vendin po edhe në programin e qeverisë Hoti", tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Komunës së fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se me ministren Dumoshi kanë biseduar për investimet kulturore dhe sportive në këtë komunë.

"Diskutuam për realizimin e disa projekteve, siç është palestra sportive, pastaj një fushë sintetike. Pastaj disa investime të tjera në trashëgimi, në rini dhe në fusha të tjera. Ishte një takim shumë i këndshëm, shumë miqësor dhe në këtë kohën e pandemisë, por ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë, që të kemi sa më shumë fusha sportive, evenimente kulturore dhe te ngjashme", tha ai.

Dumoshi dhe Berisha kanë vizituar edhe Muzeun e Natyrës tek Pishat