MTI kërkon respektimin e masave anti-Covid-19
Sharr Travel

MTI kërkon respektimin e masave anti-Covid-19

Për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti-COVID-19, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e tregut kanë inspektuar disa operatorë ekonomikë.

Ministri Krasniqi theksoi se ka kërkuar nga operatorët respektim të masave për mbrojtje nga pandemia, derisa ka shprehur interesim edhe për cilësinë dhe sasinë e produkteve.

Krasniqi theksoi se përgjatë një jave, Inspektorati i Tregut ka gjobitur disa prej bizneseve dhe qytetarëve që nuk kanë respektuar masat për përhapjen e virusit korona.

Krasniqi: Kushdo që nuk respektoi masat është gjobitur

Video

“Kur u rikthyen masat ka qenë një vështirësi me të cilën inspektorati ynë është përballë me bizneset, mirëpo duke parë misionin e tyre që masat patjetër duhet të respektohen për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, mirëpo ka pasur probleme, por në këtë raste janë lëshuar edhe gjoba nga inspektoratet sanitare. Megjithatë, atë që po e shohim edhe në qytet, në markete dhe gastronomi inspektoratet kanë bërë një punë të madhe 24 orë vazhdimisht nëpër komuna… Pra, janë tre hapa që duhet t’i ndjekë secili qytetar, vendosjen e maskave, distancën dhe dezinfektuesit”, tha ai.

Krasniqi ka thënë po ashtu se fokus kryesor i tij në këtë mandat do të jetë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe konsumatorëve.

Krasniqi: Fokus mbetet mbrojtja e prodhuesve dhe konsumatorëve

Video

“Kjo trupë inspektuese tashmë një javë ka rritë inspektimet e saj në tërë vendin dhe në tërë komunat. Unë sot gjeta kohë të dalë edhe vet të shoh sesa po respektohen masat nga qytetarët dhe nga bizneset tona. Në të njëjtën kohë duke pasur parasysh nga takimet e shumta që kam mbajtur me shoqata të ndryshme, ka pasur disa ankesa dhe në kuadër të saj ne sot së bashkë me ekipet inspektuese kemi parë nga afër sesa qëndrojnë këto ankesa të ngritura nga ato shoqata. Ne këtë rast morëm disa mostra për të parë nga afër lidhur me sasinë dhe cilësinë e produkteve. Fokusi ynë kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe mbrojtja e konsumatorit”, deklaroi Krasniqi.

Ai në fund ka thënë se inspektimet në terren do të vazhdojnë 24 orë në ditë për t’u siguruar se bizneset po respektojnë masat kundër pandemisë