21:30 / 17.07.2020
Viola von Cramon vlerëson lart punën e Gjykatës Speciale
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Gjykata Speciale po bën punë të mrekullushme dhe se duhet të vazhdojë kështu.
Ajo përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se sot ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
“Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon.























