20:07 / 18.07.2020
Ja si duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme
Kanë përfunduar takimet e sotme në Superligën e Kosovës. Gjilani ka fituar derbin e madh ndaj Dritës.
Sebino Plaku dhe Adenis Shala ishin shënuesit te Gjilani në këtë fitore.
Kurse, Ballkani dhe Prishtina në derbin tjetër kanë luajtur baras me rezultatin, 2:2.
Ndërsa, Dukagjini ka fituar në udhëtim te Ferizaj, kurse fitore ka arritur edhe Drenica që mposhti Vushtrrinë.
Me fitore, Gjilani tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 64-të pikë, një më pak se Drita që zotëron pozitën e parë
E Ballkani pas barazimit si vendas, tashmë gjendet dy pikë larg pozitës së parë.























