Osmani kërkon bashkërendim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
BKT
Lajme

Osmani kërkon bashkërendim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kërkuar bashkërendim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në politikën e jashtme, derisa ka kërkuar nga shteti shqiptar që të flasin me zë kundër ideve për shkëmbim të territoreve.

Pas takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha përmes një konferencë të përbashkët për medie, Osmani tregoi domosdoshmërinë e bashkërendimit mes dy vendeve shqiptare.

Osmani: Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumëaspekte

“Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka aq shumë hapësirë ku mund të përmirësojmë raportet tona bilaterale, qoftë në aspektin ekonomik-tregtar, por mbi të gjitha ajo që diskutuam ishte bashkërendimi në raportet tona ndërkombëtare me shtetet tjera. Një bashkërendim në politikën e jashtme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë gjithnjë është treguar i suksesshëm kur ai ka qenë i sinqertë dhe në linjë të plotë të interesit të qytetarëve tanë”, tha ajo.

Ndërsa përgëzoi Bashën dhe PD-në për kundërshtimin e ideve për shkëmbim të territoreve.

Osmani: Është tejet e nevojshme që çdo kush në Shqipëri të flas me zë po aq të qartë kundër ideve të tilla

“Është tejet e nevojshme që çdo kush në Shqipëri të flas me zë po aq të qartë kundër ideve të tilla që shkojnë kundër interesit të Kosovës, sakrificës shumë vjeçare të popullit të Kosovës për të jetuar në një shtet sovran dhe të pavarur”, u shpreh ajo.

E mysafiri i këtij takimi, kreu i opozitës shqiptare, Basha tha se dialogu me Serbinë është rruga për të ecur përpara, por sipas tij vetëm me njohje reciproke ndërmjet shteteve.

Derisa ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë.

Basha: Të ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë

“Dua të ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë që janë të hapura, edhe plazhe të Kosovës dhe çdo qytetari të Kosovës...edhe çmimet që vet kam parë aty më duket se përbëjnë një arsye më shumë për t’iu afruar e jo për t’iu larguar bregdetit shqiptar”, tha ai.

Basha pritet të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërm në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme