Përmbaruesi kerkon ekzekutim emergjent te 26 milionë eurove
BKT
Lajme

Përmbaruesi kerkon ekzekutim emergjent te 26 milionë eurove

Përmbaruesi privat që përfaqëson “DARDAFON.NET” ka urdhëruar bankën “Raiffeisen Bank” që brenda 60 minutave t’i transferon nga llogaria e Telekomit mbi 26 milionë euro.

Përmbaruesi po kërkon që brenda 60 minutave të bëjë ekzekutimin e borxhit kryesor, kamatës ligjore, shpenzimet e procedurës përmbarimore, shpenzimet kontestimore dhe zbatimin e efikasitetit të Zyrës Përmbarimore.

Në tërësi ky borxh kap shumën prej 26,789,532,62 euro. 

-Shumën prej 24,684,003,15 Euro në emër të borxhit kryesor

-Shumën prej 2,150,00 euro në emër të shpenzimeve konstestimore

-Shumën prej 871,40 euro në emër të shpenzimeve të procedurës përmbarimore

-Shumën prej 374,001,14 euro në emër të efikasitetit për zbatim të përmbarimit dhe

-Shumën prej 1,728,506,93 euro në emër të kamatës ligjore 

“Me propozimin e kreditorit për lejimin e përmbarimit në Zyrën e Përmbaruesit Privat, i është propozuar Përmbaruesit Privat që përmbarimi të realizohet përmes mjeteve të debitorit në llogaritë bankare”, thuhet tutje në dokument.

 

 


MË SHUME NGA Lajme