Zhduken tre fëmijë në Bardhosh
Tre fëmijë kosovarë kanë humbur dhe nuk po mund të gjenden.
Në një njoftim që është publikuar në Facebook, tregohet se fëmijët kishin shkuar për të peshkuar në fshatin Bardhosh.
Ata kanë dalë në orën 08:00 në mëngjes, dhe nuk janë kthyer më.
Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë çështje, familjarët lusin të kontaktojnë në numrat 049947690 dhe 045562744.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Vellezer dhe motra,
Na duhet perkrahje masive e juaja, sepse mikut tim Venhar Ibrahimit, i kane humbur tre femijet e tij.
Femija i tij me i madh eshte 12 vjecar dhe idea e tyre ka qene per te dal per te peshkuar diku afer vendbanimit te tyre ne Bardhosh.
Ata kane dalur ne ora 08:00 te mengjesit pa u konsultuar me prinderit e tyre dhe nuk jane kthyer ne shtepi deri me tani.
Ne si miq te Venharit jemi ne kerkim te femijeve te tij qe nga mengjesi, por deri me tani nuk kemi asnje informacion nga tre femijet e mikut tone.
Ju lutemi, kemi nevoje me shume se asnjehere me pare per ndihmen e juaj.
Nese dikush i ka pare apo i sheh ju lutem na kontaktoni ne numrin: 049-947-690
045-562-744.























