Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Arian Henci - nënkryetar i shoqatës së gastronomeve të Prishtinës, ai flet për "NJË MËNGJES NË ULQIN, TURIZMI NË ULQIN".
Kurse mysafiri i dytë do të jetë Sami Mazreku- drejtor i ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, i cili do të flasë për temën "NUMRI I VETURAVE TË PAREGJISTRUARA ËSHTË NË RRITJE KËRKOHET HEQJA E KUSHTËZIMIT PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE".
Ndërsa, Elizabeta Murati, studente dhe Flokart Aliu hulumtues, do të flasin për "EFEKTET E COVID 19 NË PUNË DHE NË NDËRMARRJET VOGLA DHE TË MESME"
Mysafirja e fundit, Agnesa Rrahmani - basketbolliste, flet për vazhdimin e karrierës sportive dhe akademike në Texas.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























