Këta gjigantë evropianë e kërkojnë Enis Bardhin
BKT
Sport

Këta gjigantë evropianë e kërkojnë Enis Bardhin

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se pas një sezoni të shkëlqyer, Enis Bardhi, mund të sjellë të ardhura të mëdha financiare për skuadrën e vogël nga Valencia.

Bardhi në këto 3 vite, me golat e shënuara u bë futbollisti i huaj më efikas te Levante dhe golashënuesi i parë i kësaj skuadre, pas rinisjes së La Ligas.

Sipas “Marca”, Arsenali dërgoi ofertën e parë, ndërsa për Bardhin interesohet edhe Fiorentina, por edhe 2 kube nga Bundesliga.

E përditshmja spanjolle raporton se vlera e Bardhit sipas “transfermarktit” është 12 milionë euro, ndërsa në afatin kalimtar të futbollistëve, vlera e mesfushorit shqiptar shkon nga 20 e deri më 30 milionë euro.

Ndryshe, kontrata e Bardhit me Levanten skadon në vitin 2022, ndërsa klauzola për prishjen e marrëveshjes është 50 milionë euro.