19:21 / 23.07.2020
Festa masive e tifozëve të Liverpoolit, arrestohen 9 persona
Nëntë persona janë arrestuar nga turma e tifozëve të Liverpoolit, të cilit u mblodhën të mërkurën mbrëma pranë Anfield, për ta festuar titullin e parë të klubit në Premierligë në 30 vjetët e fundit.
Mijëra tifozë u mblodhën të mërkurën mbrëma pranë Anfield, në kohën kur Liverpooli po e çonte lart trofeun e Premierligës në një stadium të zbrazët, pasi e mundi Chelsean 5:3.
Nëntë persona u arrestuar nën dyshimin për dehje dhe prishje të rendit publik, vozitje nën ndikimin e drogës dhe alkoolit dhe për sulme.
Liverpooli ka thënë se ndihet i zhgënjyer me skenat pranë Anfield gjatë natës së mbrëmshme, transmeton GE.
Të kuqtë u kishin bërë thirrje tifozëve të vet të qëndronin dhe të festonin në shtëpitë e veta.























