Carpenter:Zgjidhja optimale duhet 2 vjet me koordinim të SHBA-ve e BE-së
BKT
Lajme

Carpenter:Zgjidhja optimale duhet 2 vjet me koordinim të SHBA-ve e BE-së

Lidhur me nisjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, që ka filluar pas 20 muajsh ngecjeje, Carpenter theksoi se është një gjë e mirë.

“Isha i brengosur se qasja e SHBA-ve nuk ka qenë e sinkronizuar me BE-në, por është hap pozitiv që kancelarja Merkel e presidenti Macron kanë marrë përsipër për rinisjen e dialogut”, theksoi Carpenter.

“Mendoj se ende ka problem me strukturën e dialogut, sidomos në stimujt për ndërrimin e status-quo-së, që janë shumë të ndryshëm për Kosovën e për Serbinë”, shtoi Carpenter.

"Në Serbi stimuli më i madh vazhdon të jetë anëtarësimi në BE, që duhet t’i plotësojë disa kushte, ndërsa në Kosovë bëhet fjalë për liberalizimin e vizave, mund të jetë edhe njohja e disa shteteve, sidomos 5 shtete të BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Këto janë çështje që mund të ofronin një fushë më të baraspeshuar të lojës, që të mund të shtynim dialogun përpara".

Ndërkaq lidhur me arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, gjatë kohës së administratës Trump, Carpenter u shpreh skeptik që kjo të ndodhë, ngase, sipas tij, administrata Trump ka marrë qasje të gabuar.

Tutje, Caropeter theksoi se pa qasje të pajtueshme në të njëjtin drejtim mes SHBA-ve e BE-së, që mund të përfshihen, pos ndonjë fondi të pajtimit të ndërsjellë edhe të zhvillimit ekonomik, e kjo kërkon kohë më shumë, nuk mund të arrihet brenda 6 muajsh.

“Për të arritur deri te zgjidhja optimale do të duhej një apo dy vjet kohë, natyrisht, me bashkëpunim të ngushtë mes SHBA-ve dhe Be-së":RTKLive

 

 


MË SHUME NGA Lajme