Koulibaly, afër largimit nga Napoli
BKT
Sport

Koulibaly, afër largimit nga Napoli

Pavarësisht deklaratave të dashurisë në drejtim të Napolit, Kalidou Koulibaly me shumë gjasa do të largohet nga Napoli në merkaton e kësaj vere për ta vazhduar karrierën në Premier League.

Manchester City është klubi që po këmbëngul më shumë për të patur shërbimet e mbrojtësit senegalez për të cilin Pep Guardiola është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro.

Një shifër shumë më e ulët kjo nga 100 milionë eurot që kërkon Aurelio De Laurentiis por marrëveshja mund të arrihet nëpërmjet një rruge të mesme që është shifra e 75 milionë eurove.