Goditet për vdekje një këmbësore në Prizren
BKT
Kronika

Goditet për vdekje një këmbësore në Prizren

Gjatë ditës së djeshme është goditur për vdekje një këmbësore te Stacioni i Autobusëve, në Prizren.

I dyshuari është arrestuar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij kombi-bus, ka goditur këmbësoren viktimën femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika