Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi policin
BKT
Foto/ ilustrim
Kronika

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi policin

A.B/RTKLive

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kishte tentuar ta godiste një zyrtar policor me veturë dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 10:15, në rrugën “Wesley Clark”.

I dyshuari nuk iu ishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, të cilët po merreshin me rregullimin e trafikut, dhe kishte bërë vozitje të rrezikshme, duke tentuar ta godiste një polic.

Pasi ishte ndaluar nga njësia policore, ai përsëri nuk i kishte përfillur urdhrat dhe e kishte qëlluar një zyrtar policor.

Polici ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika