Ekstradohet nga Italia i kërkuari për ndihmë ndaj autorëve të vrasjes
BKT
Foto ilustruese
Kronika

Ekstradohet nga Italia i kërkuari për ndihmë ndaj autorëve të vrasjes

G.K/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 nëntor është ekstraduar nga Italia në Kosovë një shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale të vrasjes.

Sipas Policisë, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

“Me datën 13.11.2026 është ekstraduar nga Italia për në Kosovë shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes se veprave penale të vrasjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për hetimin e veprave penale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.


MË SHUME NGA Kronika