10:35 / 15.11.2026
Gjendet 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj
G.K/RTKlive
Personi 31-vjeçar, M. O., i cili ishte raportuar i zhdukur më 11 nëntor në Ferizaj, është gjetur pas katër ditësh kërkimi.
Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer.
Më 15 nëntor, rreth orës 01:30, ai është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Policia ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë atë.























