09:07 / 15.11.2026
Gjendet i vdekur një person në Prizren
G.K/ RTKlive
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.
Rasti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Rasti është duke u hetuar.























