Vdes një paciente në Prizren, dyshohet se gëlltiti një qese me substancë narkotike
Nora Gjuzi /RTK
Një paciente ka vdekur në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, pasi dyshohet se kishte gëlltitur një qese me substancë narkotike.
Sipas deklaratës së shefit të Emergjencës në këtë spital, Hekuran Veçgishti, pacientja fillimisht ishte sjellë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së kaluar, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Ajo i ishte nënshtruar ekzaminimeve radiologjike dhe ultrasonografike, si dhe konsultave mjekësore, pas të cilave ishte liruar në gjendje stabile.
Mirëpo, pacientja ishte sjellë sërish në spital rreth orës 00:45, këtë herë nga urgjenca e qytetit, pa shenja jete.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, përfshirë reanimimin kardiopulmonar dhe ndërhyrjen e ekipit të anestezionit, ajo nuk ka arritur të rikthehet në jetë.
Pacientja ka vdekur në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren.























