Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në Gjakovë
BKT
Kronika

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në Gjakovë

RTKlive

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë identifikuar dhe ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për përfshirje në dy grabitjet e armatosura, të ndodhura më 5 dhe 16 nëntor 2026, në dy argjendari në Gjakovë.

Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për veprat penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

“Ndaj dy (2) personave të dyshuar, brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet më tej në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika