`Farmer’s Blues’ filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër në Ohër
Sharr Travel

`Farmer’s Blues’ filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër në Ohër

Filmi "Farmer’s Blues’ në festivalin e parë Beach Film Festival Ohrid, rezultoi suksesshëm duke u shpërblyer me çmimin si FILMI MË I MIRË i metrazhit të shkurtër!.

Regjisori Ibër Dehari, ka vlerësuar se ky çmim është motiv për të punuar. "Faleminderit shumë ekipit të filmit dhe të gjithë atyre që më ndihmuan për të realizuar edhe këtë film", ka shkruar ai në "Facebook".

Ndryshe ky film është përzgjedhur edhe në edicionin e sivjetshëm të DokuFestit. Ne rolet kryesore: Afrim Muçaj, Enis Abazi etj., kurse produksionin e filmit e ka bërë "Lumière".