Ceremonia “Emmy Awards” këtë vit mbahet në formë virtuale

Ceremonia “Emmy Awards” këtë vit mbahet në formë virtuale

"Emmy Awards" do të mbahet virtualisht këtë vit.

Nuk është befasi, por çmimet “Emmy” të vitit 2020 do të ndahen virtualisht, shkruan Variety.

Menjëherë pasi u shpallën nominimet dje, prodhuesit ekzekutiv të këtij viti të “Emmy”, përfshirë edhe nikoqirin Jimmy Kimmel, u dërguan një letër kandidatëve kryesorë duke i informuar ata se ceremonia e këtij viti do të jetë virtuale dhe duke u kërkuar atyre që të përgatiten për të marrë pjesë nga shtëpia, ose kudo ku dëshirojnë të jenë.

“Siç e keni menduar me siguri, ne nuk do t’ju kërkojmë të vini në Teatrin Microsoft në qendër të LA më 20 shtator,” thuhet në letër. “Këtë vit, do të jetë sërish nata më e madhe e industrisë televizive … por ne do të vijmë te ju!”.

Detajet ende nuk janë bërë të ditura, por letra thotë “Ne jemi duke mbledhur një ekip të nivelit të lartë të teknikëve, producentëve dhe skenaristëve për të punuar ngushtë me Jimmy Kimmel dhe me ju dhe ekipin tuaj, për t’u siguruar që ne mund të filmojmë me ju (dhe të dashurit ose me këdo tjetër që ju zgjidhni të jeni ) në shtëpinë tuaj, ose ndonjë vend tjetër sipas zgjedhjes tuaj. Ne do t’ju bëjmë të dukeni përrallorë – ne po eksplorojmë përparësinë e teknologjisë për të lejuar përdorimin e kamerave dhe ndriçimit të mirë dhe mezi presim të punojmë me ju për të prodhuar momentet tuaja unike “në ekran”.

Letra u nënshkrua nga Kimmel, si dheReggie Hudlin, Ian Stewart, Guy Carrington dhe David Jammy nga producenti i telekastit Done + Dusted.