Tuchel shpreson në mrekulli
BKT
Sport

Tuchel shpreson në mrekulli

PSG do të luajë kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve dhe trajneri Thomas Tuchel po përgatit ekipin e tij pa Kylian Mbappen.

Ekipi francez kërkon fitimin e trofeut më të rëndësishëm në Evropë, por mori një goditje të madhe, pasi Kylian Mbappe u dëmtua në ndeshjen ndaj St. Etienne.

Numri një i bankinës së PSG-së ka folur për mungesën e kampionit të botës dhe ka theksuar se do të ishte mrekulli nëse Mbappe rikuperohet në kohë.

“Do të ishte një mrekulli nëse Mbappe rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Atalantas. Deri më tani, po presim rezonancat e fundit për të pasur një përgjigje finale”, tha Tuchel.

Ai mund të ketë shansin e fundit për të drejtuar PSG-në. Numri një i kampionëve të Francës e di që drejtuesit duan Champions Leaguen dhe skuadra e tij ka shansin ta bëjë, pasi Neymar dhe Icardi janë në formë. Dëmtimi i Mbappes u prishi shumë punë atyre.