Hyseni: S’kam kërkuar takim me Pompeon, mos spekuloni

Hyseni: S’kam kërkuar takim me Pompeon, mos spekuloni

Skender Hyseni, nga Washingtoni, thotë se nuk ka kërkuar takim me sekretarin amerikan, Pompeo. Ai thotë se disa media kanë raportuar për diçka imagjinare.

Skender Hyseni, i emëruari i Qeverisë për dialogun me Serbinë në nivel të ekspertëve, thotë se mediat kanë raportuar për një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Mechael Pompeo, pa qenë e vërtetë.

Hyseni, që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare, shkroi se nuk ka kërkuar takim me sekretarin amerikan, e s’ka pasur as si të refuzohet. 

“E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se “Pompeo refuzoka të takoj Koordiantorin shtetëror për dialog” kur një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja “pritet një takim i tillë””, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Hysenit: 

Për hirë të sqarimit!!!

Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!

E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se “Pompeo refuzoka të takoj Koordiantorin shteteror per dialog” kur një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja “pritet një taki i tillë”.

Pra, është për t’u habitur se ku zihen këto spekulime, dhe pastaj bëhen spekulime zingjirore të njëpasnjëshme.

 


MË SHUME NGA Aktuale